Sport

Sebastian Haller, barazon rekordin e Cristiano Ronaldos: 10 gola në 6 ndeshje!

8 Dhjetor 2021, 11:24 Nga DOSJA

HOLANDE – Një tjetër fitore për Ajax-in në Champions League dhe për herë të parë në historinë e tyre, ‘harkëtarët’ arrijnë plot gjashtë fitore në po aq ndeshje në grup.

Vendi i parë për holandezët në grup dhe meritë e madhe shkon edhe për golat e sulmuesit Sebastian Haller. Qendërsulmuesi kryeson renditjen e golashënuesve të turneut, duke shënuar edhe kundër Sportingut. Lojtari nga Bregu i Fildishtë tani është dyshifror (10) dhe ka shënuar një gol në çdo ndeshje të fazës së grupeve.

Është një rekord që, siç raporton Opta, është arritur para Hallerit, vetëm nga Cristiano Ronaldo në sezonin 2017-18. “Nuk kam menduar kurrë se mund të shënoj 10 gola në gjashtë ndeshje, aq më pak, në ndeshjet e mia të para në Champions League”,- tha Haller për shtypin pas ndeshjes.

“Gjithçka që një person dëshiron në këtë nivel është të luajë mirë dhe të ndihet mirë. Unë kurrë nuk kam ëndërruar për 10 gola. Kështu që tani kam arsye të gëzohem dhe të jem krenar për atë që kam arritur”.

B.T (Dosja.al)

 

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport champions dhe premier league lojtari nga bregu i fildishtë një tjetër fitore për ajax për herë të parë në historinë e tij për holandezët në grup sulmuesit sebastian haller champions dhe premier league lojtari nga bregu i fildishtë një tjetër fitore për ajax për herë të parë në historinë e tij për holandezët në grup sulmuesit sebastian haller

Sondazh

Poll