Sport

Sot është mbrëmja e “Loro Boriçi”, zbresin në fushë Vllaznia-Partizani

8 Dhjetor 2021, 10:28 Nga DOSJA
Sot është mbrëmja e “Loro Boriçi”, zbresin

TIRANE – Abissnet Superiorja e Shqipërisë vazhdon sot me dy ndeshje interesante, të vlefshme këto për javën e 12-të të sezonit 2021/22.

Të dy ndeshjet e programuara për sot do të zhvillohen në orar të njëjtë, respektivisht duke nisur nga ora 16:45.

Takimi më interesant do të jetë ai mes skuadrës së Vllaznisë dhe Partizanit, ku vendasit do të kërkojnë me çdo kusht fitoren për t’iu afruar me kreun e tabelës.

Krahas ndeshjes mes Vllaznisë e Partizanit, në Korçë do të zhvillohet edhe përballja mes Skënderbeut dhe skuadrës së Egnatias, ku kjo e fundit do ta nis aventurën e re nën urdhrat e trajnerit të ri, Zekirija Ramadanit.

Momentalisht, pas 11 ndeshjeve të zhvilluara, Vllaznia zë vendin e tretë në tabelë me 17 pikë, ndërkohë që Partizani ndodhet dy pikë larg tyre në vendin e gjashtë.

Në anën tjetër, Egnatia pozicionohet në vendin e tetë në tabelë me vetëm 11 pikë, tre më shumë se rivali i sotëm Skënderbeu në vendin e nëntë.

Programin e plotë të ndeshjeve të sotme në Superligën e Shqipërisë e gjeni më poshtë:

16:45 Skënderbeu – Egnatia (Stadiumi i Skënderbeut)

16:45 Vllaznia – Partizani (Stadiumi Loro Boriçi)

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport #abissnet superiore #kampionati shqiptar partizani vllaznia #abissnet superiore #kampionati shqiptar partizani vllaznia

Sondazh

Poll