Sport

Milan mbetet “duarbosh”! Liverpool e mposht edhe me mungesat, ja rezultatet e tjera

7 Dhjetor 2021, 22:03 Nga DOSJA

ITALI- Duhet të ishte nata e Milanit, por nuk rezultoi kështu. Skuadra kuqezi shpresoi deri në fund për t’u kualifikuar për në raundin tjetër, por humbja ndaj Liverpool me shifrat 1-2 bëri që ekipi i Piolit të mos arrinte edhe Europa League.

Milan e nisi me marsh të katërt takimin, Tomori do të shënonte në minutën e 29′ duke ndezur entuziasmin në skuadër, megjithatë Salah në minutën e 36′ do të barazonte takimin. Në pjesën e dytë ritmi i lojës ra për kuqezinjtë pasi Origi në minutën e 55′ do të shënonte golin e dytë për Liverpool.

Një rezultat i tillë qëndroi në fuqi deri në fund të takimit. Milan nuk arrin dot as Europa League, pasi në takimin tjetër Atletico Madrid fiton ndaj Portos në Portugali me shifrat 0-3. Griezman, Correa dhe De Paul do të shënonin për spanjollët duke u renditur në vendin e dytë, ndërsa Porto shkon kështu në Europa League.

Ndërkohë në takimet e tjera Ajax fiton ndaj Sporting Lisbon me shifrat 4-2, ndërsa Borussia Dortmund nuk e diskuton skuadrën e Besiktas që fiton me shifrat 5-0. Pavarësisht fitores, verdhezinjtë nuk kualifikohen dot, pasi Sporting Lisbon shkon në raundin tjetër.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport liverpool milan liverpool milan

Sondazh

Poll