Sport

VIDEO/ Seferi lider i Tiranës, bashkë me Ngo, mposhtin lehtësisht Kastriotin…

7 Dhjetor 2021, 19:35 Nga DOSJA
VIDEO/ Seferi lider i Tiranës, bashkë me Ngo, mposhtin lehtësisht

TIRANE Tirana ka marrë fitoren e dytë radhazi në Abissnet Superiore. Në javën e 12-të ajo ka mposhtur Kastriotin me lehtësi me rezultatin e pastër 3-0. Bardheblutë ishin në udhëheqje të ndeshjes gjatë gjithë kohës dhe nuk e vendosën për asnjë moment në diskutim trepikëshin.

Sinjalet e para të kryeqytetasve erdhën me anë të Vesel Limajt, por ishte Taulant Seferi ai i cili zhbllokoi shifrat në minutën e 21-të. Sulmuesi u tregua i saktë në hyrje të zonës dhe nuk i la mundësi reagimi portierit Sali.

Pas golit, Tirana nuk e uli ritmin dhe vazhdoi të ishte kërkuese ofensivë në fushë. Kësisoj erdhi edhe goli i dytë me protagonist sulmuesin Ngoo, i cili përfitoi nga një gabim i Karakaçit dhe i dhuroi një asist Seferit, i cili në minutën e 45-të, nuk fal dhe shënon. 2-0 për bardheblutë dhe dopiedë sulmuesin nga Kumanova.

Pas një traverse spektakolare të Erion Hoxhallarit nga një goditje dënimi, do të ishte sulmuesi britanik Michael Ngoo, i cili në minutën e 74-t, i shërbye nga Seferi, përballë portierit krutan Sali nuk e pati të vështirë për të shënuar dhe fiksuar fitoren 3-0 të Tiranës.

Bardheblutë marrin fitoren e dytë radhazi duke ruajtur vendin e parë në renditje me 27 pikë, ndërsa nga ana tjetër, Kastrioti zhytet në fund me vetëm 5 pikë të grumbulluara pas 12 javëve kampionat.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport abissnet superiore arbitri i tirana kastrioti drejtuesja e klubit tirana në javën e 12-të të abissnet superiores tirana ka marrë fitoren e dytë abissnet superiore arbitri i tirana kastrioti drejtuesja e klubit tirana në javën e 12-të të abissnet superiores tirana ka marrë fitoren e dytë

Sondazh

Poll