Sport

Luan ndaj Bayern Munich, Xavi nuk beson te mrekullia: Duhet ta fitojmë këtë ndeshje

7 Dhjetor 2021, 21:07 Nga DOSJA
Luan ndaj Bayern Munich, Xavi nuk beson te mrekullia: Duhet ta fitojmë

SPANJË-Xavi Hernández e di se ndeshja kundër Bayern Munich do të jetë e vështirë, por ai mbetet besimplotë se lojtarët e tij do të jenë në gjendje të surprizojnë kampionët e Gjermanisë për të arritur kualifikimin.

“Është mëkat që nuk do të ketë tifozë. Ata nuk luajnë për ndonjë objektiv, por do të hedhin në fushë skuadrën më të mirë. Do luajmë për fitore, sepse duam që të kualifikohemi.

Ne jemi Barcelona dhe duhet të luajmë për fitore në çdo takim. Nesër kemi një mundësi të mirë për të shkruar historinë. Nuk kemi fituar asnjëherë në Mynih, por historia mund të rishkruhet. Mezi po pres këtë sfidë.

E kemi në dorë fatin tonë dhe do të kërkojmë me çdo kusht fitoren, nuk dua që të varemi nga rezultati i ndeshjes tjetër. Nuk më duket sikur duhet të bëjmë një mrekulli, është thjesht një ndeshje dhe ne mund të mposhtim çdo kundërshtar”, ka thënë mes të tjerash trajneri i Barcelonës.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport barcelona bayern munich xavi barcelona bayern munich xavi

Sondazh

Poll