Sport

Video/ Bakaj nga ‘ëngjëll’ shndërrohet në ‘djall’, Arapi gëzon fitoren e parë…

7 Dhjetor 2021, 19:12 Nga DOSJA
Video/ Bakaj nga ‘ëngjëll’ shndërrohet në

ELBASAN – Dinamo dështon sërish edhe në javën e 12-të të Abissnet Superiores. Kësaj herë përballë Teutës në “Elbasan Arena”, ku u mposht me rezultatin minimal 0-1. Për fat të keq, në këtë ndeshje, ai, gardiani Edavan Bakaj, i cili kishte fituar ‘statusin’ e heroit te blutë e Shkëmbit, gabon, duke shkaktuar autogol në portën e tij.

Pasi shpëtoi 3-4 herë katrorin e Dinamos në pjesën e parë ndaj Teutës, në fillim të pjesës së dytë, saktësisht në minutën e 51-të, Bakaj në tentativë për të grushtuar një goditje nga këndi, gabon, duke i bëri një dhuratë të çmuar durrsakëve dhe ndëshkuar shokët e tij.

Në vijim, përpjekjet e futbollistëve të Dinamos ishin të pamjaftueshme për të ndryshuar rrjedhën e lojës, pasi futbollistët e Teutës e menaxhuan mjaft mirë epërsinë e krijuar.

Kjo ishte fitorja e parë e Renato Arapit si trajner dhe njëkohësisht e riktheu te suksesi i Teutën, e cila nuk fitonte prej 6 ndeshjesh. Dinamo pranon me kokën ulur humbjen e dytë radhazi, duke treguar se është ende shumë larg pritshmërive.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport blutë e dinamo dinamo dështon në javën e 12-të të abissnet superiores përballë teutës në “elbasan arena” shkumbini-dinamo te blutë e shkëmbit blutë e dinamo dinamo dështon në javën e 12-të të abissnet superiores përballë teutës në “elbasan arena” shkumbini-dinamo te blutë e shkëmbit

Sondazh

Poll