Sport

CIO reagon ndaj bojkotit diplomatik të SHBA-së, për Lojërat Dimërore të Pekinit

7 Dhjetor 2021, 15:24 Nga DOSJA
CIO reagon ndaj bojkotit diplomatik të SHBA-së, për Lojërat

ZVICER – Komiteti Olimpik Ndërkombëtar reagoi të martën përmes një deklarate ndaj vendimit të qeverisë amerikane për të mos dërguar një përfaqësues diplomatik në Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit (4-20 shkurt).

“Prania e përfaqësuesve të qeverisë dhe diplomatëve është një vendim thjesht politik i marrë nga çdo qeveri, një vendim që IOC, në neutralitetin e saj politik, e respekton plotësisht,– shkruan organi i Lozanës. – Në të njëjtën kohë, ky njoftim tregon qartë, se Lojërat Olimpike dhe pjesëmarrja e sportistëve i kapërcejnë konsideratat politike dhe ne e mirëpresim këtë.”

Shtëpia e Bardhë njoftoi të hënën se Shtetet e Bashkuara do t’i dërgonte sportistët e saj në Lojërat Olimpike, por se asnjë përfaqësues diplomatik nuk do të bënte pjesë në këtë delegacion për shkak të shkeljeve të të drejtave të njeriut nga Kina, veçanërisht në rajonin me shumicë myslimane të Xinjiang (Veriperëndimi).

Më herët, po gjatë ditës së sotme, presidenca e Republikës së Kinës njoftoi se e kishte marrë “shënim mirë” qëndrimin e administrates së Biden.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport lojërat olimpike dimërore të pekinit olimiada pekinit olimpiada e mynihut më 1972. organizata ndërkombëtare për migracionin lojërat olimpike dimërore të pekinit olimiada pekinit olimpiada e mynihut më 1972. organizata ndërkombëtare për migracionin

Sondazh

Poll