Sport

Champions/ Salah po i prish kualifikimin Milanit, Kroos bën spektakël ndaj Interit

7 Dhjetor 2021, 20:48 Nga DOSJA

EUROPË-Kanë përfunduar pjesët e para të gjashtë ndeshjeve që po luhen në kohë reale. Milan po barazon ndaj Liverpool me shifrat 1-1. Fillimisht do të ishte Tomori falë në minutën e 29′ që do të shënonte golin e avantazhit, por Salah prishi festën e kuqezinjëve në minutën e 39′.

Aktualisht situata në Grupin B deri më tani është se Porto po kualifikohet pasi po barazon ndaj Atletico Madrid me shifrat 0-0, ndërsa skuadrës së Piolit i duhet një fitore.

Në Grupin D, Real Madrid dhe Inter po luajnë për vendin e parë pasi dy skuadrat janë kualifikuar. Golin e takimit e shënoi Toni Kross në minutën e 17′. Ndërkohë këto janë rezultatet e takimeve të tjera.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport champions league milan salah champions league milan salah

Sondazh

Poll