Sport

Kualiteti i Kroos dhe Asension “dënon” Interin, zikaltrit e mbyllin në vendin e dytë

7 Dhjetor 2021, 21:57 Nga DOSJA
Kualiteti i Kroos dhe Asension “dënon” Interin, zikaltrit e

SPANJË– Real Madrid fiton ndaj Interit me shifrat 2-0, përballje kjo e vlefshme për raundin e fundit të grupeve në Champions League. Një përballje ku dy skuadrat ishin kualifikuar më tej, por një përballje që vlente për vendin e parë. Inter provoi disa herë me Dzekon dhe Barellan, por pa mundur të bënin keq në portën e madrilenëve.

Megjithatë në minutën e 17′,tentativa nga jashtë e Toni Kroos shkoi në rrjetë. Avantazhi ngrohu madrilenët të cilët administronin me kujdes rezultatin. Në pjesën e dytë çdo gjë shkoi keq për zikaltrit kur Barella dhe Militao e kthejnë në personale.

Arbitri i ndeshjes ndëshkoi me karton të kuq lojtarin e Interit. Një ndeshje që u duk pa histori, nisur edhe nga goli i Asensios në minutën e 79′ që vulosi këtë takim. Real Madrid e mbyll Grupin D në vendin e parë në kuotën e 15 pikëve.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport champions league inter real madrid champions league inter real madrid

Sondazh

Poll