Sport

Bayern Munich, i përgjysmuar në përballjen ndaj Barçës në “Allianz Arena”

7 Dhjetor 2021, 14:51 Nga DOSJA
Bayern Munich, i përgjysmuar në përballjen ndaj

GJERMANI – Tashmë i kualifikuar në fazën eliminatore të Champions League, falë pikëve të plota në pesë ndeshjet në grup, Bayern Munich do të paraqitet pa të gjitha forcat në ndeshjen ndaj Barcelonës, të mërkurën (21:00).

Ndërsa “blaugranasve” (2), në rrezik nga Benfica Lisbonë (3), pa dyshim do t’u duhet një rezultat pozitiv në Bavari, në një kohë kur gjiganti gjerman do të privohet nga një duzinë lojtarësh.

Në të vërtetë, Leon Goretzka, Serge Gnabry, Eric Maxim Choupo-Moting, Joshua Kimmich, Michael Cuisance dhe Marcel Sabitzer, do të mungojnë në takimin e nesërm ndaj Barçës.

Trajneri i Bayernit, Julian Nagelsmann, tha në një konferencë për shtyp se do të përdorte disa të rinj për t’u dhënë atyre një shans për të treguar veten në këtë nivel. Kjo, para se ai të shprehej, se do të rreshtonte në fushë një skuadër më konkurruese të mundshme.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport barcelona bayern munich bayern munich për champions league benfica lisbonë eliminatore të champions league vidal qendron tek barca barcelona bayern munich bayern munich për champions league benfica lisbonë eliminatore të champions league vidal qendron tek barca

Sondazh

Poll