Sport

Topi i Artë/ Portugalia asnjë votë për Ronaldon, gazetari injoroi sulmuesin

7 Dhjetor 2021, 12:31 Nga DOSJA
Topi i Artë/ Portugalia asnjë votë për Ronaldon, gazetari

EUROPË-Pak ditë më parë Lionel Messi mori në shtëpi Topin e Artë të shtatë dhe tani, me mbylljen e debateve dhe polemikave, u shpallën votat e renditjes përfundimtare. Në mënyrë të pabesueshme, Cristiano Ronaldo u shpërfill nga Portugalia e tij.

Gazetarëve nga 170 vende iu kërkua të votonin në një listë prej 30 sportistësh. Në fund, Lionel Messi u rendit i pari me 613 pikë në total, ndërsa Lewandowski me 580 pikë. Jashtë podiumit Cristiano Ronaldo, i cili përfundoi vetëm i gjashti. Për herë të parë në 11 vjet, qendërsulmuesi i Manchester United nuk u emërua në podium.

Portugezi zuri vendin e parë në renditjen e tetë shteteve: Ishujt Kajman, Republika e Afrikës Qendrore, Holanda, Kirgistani, Makao, Mozambiku, Nikaragua dhe Turqia. Befasisht në listën e gazetarit portugez Joaquim Rita nuk kishte asnjë gjurmë të 36-vjeçarit, i cili la jashtë edhe Messin. Pesë lojtarët e zgjedhur nga Rita ishin N’Golo Kante, Lewandowski, Kylian Mbappe, Jorginho dhe Mohamed Salah.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport manchester united ronaldo manchester united ronaldo

Sondazh

Poll