Sport

PLAS NË ANGLI: ekipi ka 6 lojtarë me Covid-19, të enjten do të luajë në Conf. League

7 Dhjetor 2021, 12:43 Nga DOSJA
PLAS NË ANGLI: ekipi ka 6 lojtarë me Covid-19, të enjten do

ANGLI- Alarm te Tottenham. Klubi londinez është tronditur nga një shpërthim i Covid-19 ku gjashtë lojtarë dhe dy anëtarë të stafit kanë rezulutar pozitivë. Klubi aktualisht është në pritje të rezultateve të testit PCR për të konfirmuar nëse ka të tjerë të prekur. Premier League ka konfirmuar se 12 raste të reja janë regjistruar ditët e fundit. Futbolli anglez ofroi këtë informacion të përgjithshëm për qëllime të integritetit dhe transparencës së garës.

Një problem i madh për Antonio Conten. Tottenham do të përballet me Rennes të enjten për ndeshjen e fundit të Grupit G të Conference League. Spurs aktualisht janë të dytët në grup, por me pikë të barabarta me Vitesse dhe duhet të fitojnë domosdoshmërisht për të siguruar kalimin në fazën eliminatore.

Megjithatë, në javët në vijim, kalendari i Spurs parashikon disa ndeshje mjaft të komplikuara, vetëm mendoni për ndeshjen kundër Liverpool-it të planifikuar për 19 dhjetor.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport angli tottenham angli tottenham

Sondazh

Poll