Aktualitet

Aksident i rëndë në aksin Elbasan – Librazhd, makina del nga rruga, 1 i vdekur

7 Dhjetor 2021, 11:11 Nga DOSJA
Aksident i rëndë në aksin Elbasan – Librazhd, makina del

ELBASAN – Një aksident i rëndë automobilistik me pasojë vdekjen ka ndodhur në aksion rrugor Elbasan – Librazhd. Mësohet se një automjet ka dalë nga rruga e për pasojë një person ka humbur jetën. Paraprakisht dyshohet se shkak i këtij aksidenti është bërë shpejtësia tej normave të lejuara, por edhe lagështira në rrugë si pasojë e reshjeve të shumta të shiut që kanë rënë në zonë në orët e fundit. Ndërkohë, viktima është identifikuar si Rei Palloshi.

Mësohet se automjeti i aksidentuar është konstatuar nga një kalimtar i rastit, i cili ka lajmëruar menjëherë policinë, ndërsa dyshimet e para janë se aksidenti mund të ketë ndodhur disa orë më parë, pasi në momentin e mbërritjes së uniformave blu, motori i automjetit ka qenë i ftohtë.

Si pasojë e përplasjes së fortë, u desh ndëryrja e zjarrfikëses që të bënte të mundur nxjerrjen e trupit të të riut nga makina, i cili udhëtonte i vetëm.


NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 07.12.2021, rreth orës 11:40, në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, në fshatin Mengël, shtetasi R. P., duke drejtuar mjetin ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë shtetasi R. P. ka humbur jetën në vendngjarje. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne elbasan-librazhd aksident ne elbasan-librazhd

Sondazh

Poll