Politike

‘S’vete në asnjë Kuvend’/ Basha i ‘tërheq veshin’ Alizotit: Politika është angazhim

7 Dhjetor 2021, 13:52 Nga DOSJA
‘S’vete në asnjë Kuvend’/ Basha i ‘tërheq

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ‘i ka tërhequr veshin’ deputetit Tomor Alizoti, pasi ky i fundit deklaroi se nuk do të merrte pjesë në asnjë prej Kuvendeve Kombëtare. Pas pohimit të Alizotit, Basha në një intervistë për “News 24” u shpreh se politika ka të bëjë me angazhimin, e jo me përfitimet. Duke nënkuptuar kështu se Alizoti nuk duhet t’i bënte bisht angazhimit të tij me demokratët.

PJESË NGA INTERVISTA: 

Pyetje: Megjithatë ka nga ata anëtarë po deputetë të Partisë Demokratike siç është rasti i deputetit Tomor Alizoti i cili nuk preferon të shkojë në asnjë Kuvend, as në datën 18 dhe as në datën 11. Për këtë kategori a ka një mesazh nga ana juaj?

Lulzim Basha: Angazhimi politik është angazhim, unë nuk dua të merrem me emra të përveçëm, por angazhimi nuk është vetëm privilegj. Në fakt jo vetëm në Shqipëri, por kudo angazhimi politik sjell mbi të gjitha sakrificë. Sigurisht nëse e shikon politikën si një mjet për t’i shërbyer njerëzve dhe jo për t’i shërbyer vetes. Kështu që, kushdo që futet apo merr një angazhim aktiv në politikë, duhet ta ketë të qartë se çdo ditë dhe çdo orë e jetës së tij apo të saj deri në fund të këtij angazhimi duhet të jetë në shërbim të njerëzve të cilëve ju ka kërkuar besimin dhe që presim prej atij apo prej asaj ta kthejë në një të mirë publike qoftë kjo në qeverisje apo në opozitë, sipas detyrave që secila palë ka në demokraci.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike kuvendi i pd lulzim basha tomor alizoti kuvendi i pd lulzim basha tomor alizoti

Sondazh

Poll