Aktualitet

Moti i keq në vend/Shkodra pa drita, Lezha e izoluar, bora mbulon Korçën e Kukësin

7 Dhjetor 2021, 06:50 Nga DOSJA
Moti i keq në vend/Shkodra pa drita, Lezha e izoluar, bora mbulon

TIRANË– Temperatura të ulëta, por pa reshje shiu! Kështu do të jetë moti për ditët në vijim, deri në rithimin e rrebeshjeve të enjtën dhe stuhinë që pritet të rikthehet gjatë fundjavës. Ndërkohë që verilindja dhe juglindja e vendit përballen me reshjet e dëborës. Për shkak të motit të keq, përveç përmbytjeve ka pasur problem me qarkullimin dhe me izolimin e disa fshatrave. Në Lezhë, ka nisur pastrimi i inerteve që kanë izoluar disa fshatra, ndërkohë që në Shkodër ka probleme me energjinë elektrike, megjithatë lumenjtë janë ende brenda niveleve, jashtë rrezikut për ndonjë dalje të mundshme nga shtrati.

Sipas Autoritetit Rrugor Shqiptar, ka disa rrugë që kanë shënuar probleme në qarkullim, si përshembull në qarkun e Elbasanit. Ndërsa Valbona, Qafa e Qarrit, Dardha dhe Voskopoja janë përfshirë nga reshjet e dëborës, por deri më tani nuk është shkaktuar asnjë problem me qarkullimin. Parashikohet që pas mesditës dhe kryesisht orët e pasdites të përmirësojnë motin duke bërë që të ketë intervale me kthjellime për të ri-kthyer sërish reshjet gjatë natës.

Reshjet e shumta që kanë përfshirë Qarkun e Elbasanit në 48 orët e fundit kanë sjellë mjaft probleme në disa prej akseve kryesore të zonës, ku raportohet se në akset nacionale ka pasur prezencë inertesh e aluvionesh, si në aksin Elbasan-Qafë Thanë, tek kthesat e Murrashit; në aksin Gramsh-Mollë Grabovë; në aksin Elbasan-Rrogozhinë në Murras.

Temperaturat e ajrit ulen ndjeshëm në mëngjes duke shënuar -1°C në juglindje po ashtu rënie sjellin edhe orët e mesditës duke zbritur maksimumin në 12°C. Ndërsa era do të fryjë mestare deri e forte me shpejtësi 65 km/h nga drejtimi serish Verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 5 ballë. Për shkak të këtij dallëgezimi, lundrimi në Vlorë është ende i pezulluar, ndërsa në portin e Durrësit nuk ka pasur probleme.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE: 

Situata aktuale / Rritet niveli i ujit në lumin Vjosa dhe tek Ura e Mifolit

Moti i keq dëmton rrjetin, disa fshatra në Memaliaj pa energji elektrike

Dëbora mbulon Kukësin, bien inerte në disa akse, nuk pa probleme me qarkullimin

Dhjetori me shira dhe temperatura të ulëta, sinoptikanja Porja: Priten përmbytje

ME FOTOT: Përrallore nga Tirana! Mali i Dajtit ‘zhduket’ nën mjegull

Rikthehet bora në Korçë, në Dardhë arrin deri në 12 cm, asnjë problem me qarkullimin

Moti i keq e me reshje, rënie inertesh në disa akse në Qarkun e Elbasanit

Moti i keq / ARRSH njofton për akset ku duhet të bëni kujdes si pasojë e dëborës

Reshjet/ Mungon energjia elektrike në Shkodër, lumenjtë brenda niveleve (SITUATA)

Pasojat e reshjeve! Nis puna për pastrimin e rrugës në fshatrat e Lezhës

(a.b-e.h)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet moti moti i keq ne shqiperi moti ne shqiperi moti moti i keq ne shqiperi moti ne shqiperi

Sondazh

Poll