Aktualitet

Moti i keq dëmton rrjetin, disa fshatra në Memaliaj pa energji elektrike

7 Dhjetor 2021, 12:53 Nga DOSJA
Moti i keq dëmton rrjetin, disa fshatra në Memaliaj pa energji

MEMALIAJ – Disa fshatra në Memaliaj janë prej disa orësh në errësirë të plotë, si pasojë e mungesës së energjisë elektrike. Mësohet se pa drita janë fshatrat Buz, Kalemaj, Badër, Xhafaj dhe Kurtjez pjesë e Njësisë Administrative Buz, Bashkia Memaliaj. Po ashtu, energjia mungon edhe në Njësinë Administrative Qendër Memaliaj dhe në fshatin Kashisht.

Problemet kanë ardhur si pasojë e dëmtimit të rrjetit përcjellës për shkak të kohës së keqe. OSHEE Gjirokastër po punon për riparimin e dëmeve të shkaktuara në rrjet.

LAJMI KRYESOR: Moti i keq në vend/Shkodra pa drita, Lezha e izoluar, bora mbulon Korçën e Kukësin

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet memaliaj moti i keq ne shqiperi memaliaj moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll