Aktualitet

Fitoi zgjedhjet në Prishtinë, Përparim Rama merr detyrën si kryekomunar: Kam vullnet

7 Dhjetor 2021, 07:28 Nga DOSJA
Fitoi zgjedhjet në Prishtinë, Përparim Rama merr detyrën si

PRISHTINË – Numri një i komunës së Prishtinës, Përparim Rama është betuar sot në krye të detyrës së re. Pas fitores në zgjedhjet lokale, e cila për kryeqytetin u zhvillua në dy raunde, Rama u fut sot në zyrën që do ta mbajë përgjatë 4 viteve të ardhshme. Në ceremoninë e inagurimit, kandidati fitues nga radhët e LDK-së, u prit vetëm nga paraardhësi Shpend Ahmeti, i cili i la stafetën. Ndërsa kundërshtari nga Lëvizja Vetëvendosje, Arben Vitia nuk pranoi të merrtë pjesë në ceremoni.

Pas betimit të Ramës dhe anëtarëve të Asamblesë, kryekomunari i ri mbajti një fjalim të shkurtër. Gjatë fjalës së tij, Rama kërkoi ndihmën e të gjithëve për të përballuar detyrën e re, ndërsa renditi edhe pikat kryesore, ku edhe do të bazohet.

Në raundin e parë të zgjedhjeve lokale që u mbajtën me 17 tetor Përparim Rama ishte kandidati i i dytë më i votuar, ndërsa i pari ishte Vitia. Por ky i fundit nuk mori dot +50% të votave duke e çuar Komunën e Prishtinës në balotazh. Por në raundin e dytë të zgjedhjeve që u mbajtën më 14 nëntor, rezultati u përmbys. Rama fitoi 41 mijë e 746 vota apo 50,98 përqind, kurse Vitia mori vetëm 40 mijë e 143 vota apo 49,02 përqind, duke humbur garën por edhe postin si ministër i Shëndetësisë në kabinetin e Albin Kurtit. Këtë post e la për të garuar në zgjedhje.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE: 

Shpend Ahmeti i jep dhuratë e veçantën Ramës: Një tastjerë pa shkronjën “P’ dhe “R”

Betohet Përparim Rama: Zëri i qytetarëve të Prishtinës do të dëgjohet

Gjesti i veçantë pas betimit/ Përparim Rama i puth dorën nënës së tij

Përparim Rama merr sot detyrën/ Arben Vitia mungon në mbledhjen e kuvendit

Pak para se t’ia dorëzojë detyrën Shpend Ahmeti përqafon Përparim Ramën

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore rajoni kryetar komune përparim rama prishtine zgjedhjet kryetar komune përparim rama prishtine zgjedhjet

Sondazh

Poll