Aktualitet

Rikthehet bora në Korçë, në Dardhë arrin deri në 12 cm, asnjë problem me qarkullimin

7 Dhjetor 2021, 09:04 Nga DOSJA
Rikthehet bora në Korçë, në Dardhë arrin deri në

KORÇË – Rikthehen reshjet e dëborës në Qarkun e Korçës. Sipas të dhënave të deritanishme rezulton se në zonën e Dardhës trashësia e dëborës ka arritur nga 10-12 cm, ndërkohë që në Voskopojë dhe në Qafën e Qarrit reshjet e dëborës janë të një intensiteti më të ulët, duke mos pasur kështu probleme me qarkullimin. Sipas Emergjencave, akset nacionale momentalisht janë të gjitha të kalueshme dhe në to nuk shfaqet asnjë problematikë.

“Rreshjet e shiut dhe të dëborës në lartësitë mbi 1000 m kanë qenë me intensitet të ulët dhe të përkohshme duke mos krijuar probleme. Të gjitha akset nacionale janë të kalueshme e pa probleme, po ashtu edhe ato rurale janë të hapura. Ka patur prurje të përrenjve nga mali i Gramozit në Bashkinë Kolonjë, për të cilat po punohet për evitimin e problemeve të ndryshme. Ka patur ndërprerje të shkurtra të energjisë elektrike në Zonën e Gorës, Bashkia Pogradec, si dhe në fshatrat Vithkuq dhe Panarit, Bashkia Korçë. Grupet e punës janë në terren për riparimin e defekteve. Të gjitha institucionet janë në monitorim të situatës.”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Emergjencave.

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet korce moti i keq ne shqiperi korce moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll