Aktualitet

VD-‘Do të vras’/ Dhunoi ish-dhëndrin, policia arreston 67-vjeçarin në Lezhë (EMRI)

7 Dhjetor 2021, 07:40 Nga DOSJA
VD-‘Do të vras’/ Dhunoi ish-dhëndrin, policia arreston

LEZHË– Kanto Narkaj është arrestuar nga policia e Lezhës pasi ka ushtruar dhunë ndaj ish-dhëndrit, duke e kërcënuar se do e vriste. Policia ka reaguar menjëherë duke parandaluar një ngjarje të rëndë kriminale.

Policia mori njoftimin se një konflikt po ndodhte mes Narkajt dhe ish-dhëndrit të tij, në fshatin Balldre, Lezhë. Sipas informacioneve, i moshuari kishte dhe armë zjarri në banesë. Policia ndërhyu menjëherë duke bërë neutralizimin dhe vënien në pranga të të moshuarit duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit dhe ngjarjen e mundshme kriminale.

Në banesën e të moshuarit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 1 mitraloz, 2 kallashnikovë, një granatë dore me ndezës të montuar, 4 krehra dhe 3979 fishekë.


NJOFTIMI I POLICISË:

Policia e Lezhës parandalon një ngjarje të mundshme kriminale në familje.Finalizohet operacioni policor “Parandalimi”. Ushtroi dhunë ndaj ish-dhëndrit, për motive të dobëta, dhe e kërcënoi së do ta vriste me armë zjarri, reagimi i menjëhershëm dhe profesional i Policisë bëri të mundur parandalimin e përshkallëzimit të mëtejshëm të situatës.

Sekuestrohen arsenal armësh (mitraloz, kallashnikovë) dhe municione luftarake. Vihet në pranga poseduesi i tyre. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë kanë marrë njoftim për një konflikt midis shtetasit K. N. dhe ish-dhëndrit të tij, shtetasit E. Ç., në fshatin Balldre, Lezhë. Sipas informacioneve, shtetasi K. N. kishte dhe armë zjarri në banesë.Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në adresën e dhënë, ku falë ndërhyrjes së shpejtë dhe profesionale, kanë arritur të neutralizojnë dhe të vënë në pranga shtetasin K. N., duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit dhe ngjarjen e mundshme kriminale.

Në vijim të veprimeve, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit K. N., ku kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 1 mitraloz, 2 kallashnikovë, një granatë dore me ndezës të montuar, 4 krehra dhe 3979 fishekë.Në përfundim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë u arrestua në flagrancë shtetasi K. N., 67 vjeç, banues në Balldre, Lezhë.Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” dhe “Dhuna në familje”.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet arrestim ne lezhe kanto narkaj konflikt ne familje lezhe arrestim ne lezhe kanto narkaj konflikt ne familje lezhe

Sondazh

Poll