Aktualitet

Aksident i rëndë në Rrogozhinë, makina përplas motorin, vdes në vend 66-vjeçari

7 Dhjetor 2021, 09:07 Nga DOSJA
Aksident i rëndë në Rrogozhinë, makina përplas motorin,

RROGOZHINË – Një aksident i rëndë është shënuar pak më parë në aksin Rrogozhinë – Kavajë, në vendin e quajtur ‘Bishti i Zhurit’, ku një 66-vjeçar teksa udhëtonte me motorin e tij, është përplasur për  vdekje nga një automjet, që drejtohej nga shtetasi R.H, i cili është shoqëruar në komisariatin e policisë për marrjen në pyetje dhe zbardhjen e shkaqeve që çuan në këtë aksident fatal.

Njoftimi i policisë për aksidentin:

“Më datë 07.12.2021, rreth orës 09:40, në autostradë, në vendin e quajtur “Bishti i Zhurit”, mjeti me drejtues shtetasin R. H., ka aksidentuar motomjetin me drejtues shtetasin S. G., 66 vjeç. Si pasojë e aksidentit, shtetasi S. G., ka humbur jetën në vendngjarje. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.”, thuhet në njoftimin e policisë.

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet aksident rrogozhine aksident rrogozhine

Sondazh

Poll