Aktualitet

Aksidentoi 16-vjeçaren në vijat e bardha, kapet shoferi i dehur në Kamëz (EMRI)

7 Dhjetor 2021, 08:04 Nga DOSJA
Aksidentoi 16-vjeçaren në vijat e bardha, kapet shoferi i dehur

TIRANË– Një aksident ka ndodhur mesditën e djeshme në Kamëz. Një 16-vjeçare është përplasur nga një mjet pranë vijave të bardha, duke u lënë më pas aty nga shoferi i mjetit.

Ai u largua nga vendi i ngjarjes, dhe më pas u arrestua në një lokal në gjendje të dehur. Ai është identifikuar si Kudus Kastrati, dhe tashmë do të përballet me disa akuza, përfshirë edhe largimin nga vendi i aksidentit.

Vajza e cila u aksidentua, fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne kamez kamez kudus kastrati aksident ne kamez kamez kudus kastrati

Sondazh

Poll