Aktualitet

EMRI / Aksidentoi për vdekje të moshuarin dhe u largua, arrestohet 26-vjeçari

7 Dhjetor 2021, 08:51 Nga DOSJA
EMRI / Aksidentoi për vdekje të moshuarin dhe u largua, arrestohet

LEZHË – Një 26-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi ditën e djeshme shkaktoi në aksident me vdekje në rrugën rurale Torovicë – Lezhë, ku viktimë mbeti një 71-vjeçar. I riu, pasi e ka përplasur të moshuarin, ka braktisur makinën dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.  Shoferi i ndaluar është identifikuar si Mark Doshi.

Njoftimi i policisë:

Aksidentoi me pasojë vdekjen 1 shtetas dhe u largua nga vendi i ngjarjes, identifikohet dhe vihet në pranga drejtuesi i mjetit. Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë bënë ndalimin e shtetasit M. D., 26 vjeç, banues në Torovicë, Lezhë. Ky shtetas ditën e djeshme, në rrugën rurale Torovicë, Lezhë, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka aksidentuar një shtetas 71 vjeç, këmbësor, i cili për pasojë ka ndërruar jetë. Pas aksidentit, 26-vjeçari ka braktisur mjetin dhe është larguar nga vendngjarja. Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet aksident me vdekje lezhe policia shoferi aksident me vdekje lezhe policia shoferi

Sondazh

Poll