Aktualitet

Shqiptari vrau gruan!Fëmijët ende s’dinë asgjë, kush do ua thotë lajmin e hidhur

7 Dhjetor 2021, 07:57 Nga DOSJA
Shqiptari vrau gruan!Fëmijët ende s’dinë asgjë, kush

GREQI– Fëmijët e çiftit shqiptar ku ndodhi krimi i rëndë një ditë më parë në Greqi janë në gjendje të rëndë psikologjike. Një ditë pasi babai i tyre vrau nënën, fëmijët janë marrë nga vëllai i viktimës i cili jetonte në po të njëjtin fshat me të motrën.

Daja dhe psikologë të specializuar kanë marrë përsipër t’u japin lajmin e hidhur fëmijëve të Elonës nga Elbasani.

Tronditja për dy fëmijët bëhet akoma më e madhe pasi të dielën nga postimet e burrit vrasës dhe djalit 10-vjeçar duket se familja kishte kaluar momente të lumtura. Fotoja ku çifti shfaqen shumë pranë një tjetrit e postuar në Facebook pak orë pas krimit është realizuar nga djali i tyre, i cili po ashtu ka hedhur në rrjete sociale një foto me nënën dhe babanë e tij.

Bashkëfshatarët e çiftit janë të tronditur nga kjo ngjarje e rëndë pasi thonë se në tre vite që ata kishin jetuar në këtë zonë nuk kishin shfaqur probleme. Çifti shqiptar merreshin me bujqësi që nga dita e parë kur ishin vendosur në fshat.

Autori nuk kishte pasur precedentë të mëparshëm penalë ndërkohë që 36-vjeçarja nuk kishte bërë asnjëherë denoncim për dhunë në familje. Megjithatë disa nga fqinjët e tyre thanë se pak orë para krimit ata kishin debatuar me zë të lartë. Duket se pas sherrit 40-vjeçari e ka mbytur gruan e tij me duar dhe më pas ka dalë nga shtëpia duke lajmëruar policinë.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet greqi shqiptari vret gruan ne greqi greqi shqiptari vret gruan ne greqi

Sondazh

Poll