Aktualitet

Tensione në marshimin e opozitës në Shkodër, qytetarët përplasen me Policinë

20 Qershor 2019, 17:02 Nga DOSJA
Tensione në marshimin e opozitës në Shkodër, qytetarët

SHKODËR- Qindra qytetarë në Shkodër  kanë marshuar sot nën thirrjet “Rama ik”, ku janë përplasur me policinë.

Ata kishin parashikuar që të marshimi të ishte në të njëjtën kohë që Rama do të zhvillonte një miting në qendër të qytetit.

Qytetarët kanë hedhur thirrje dhe kundër Policisë, po ashtu janë përplasur dhe fizikisht më ta. Si kundër përgjigje Policia ka hedhur gaz lotsjellës, duke shpërndarë për disa minuta turmën.

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar mes tensioneve kandidatin për Bashkinë Shkodrën. Nga takimi në qendër të qytetit Rama tha se Shkodra është sfida e tij personale. Opozita për gati tre orë ka protestuar pak metra larg mitingut të PS, ku u përleshën me Policinë. Nga përplasjet kanë mbetur disa persona të plagosur. Voltana Ademi tha se Rama nuk është i mirëpritur në Shkodër, pasi ka përdhunuar qytetarët e këtij qyteti.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dhuna ne proteste rama ne shkoder tensione ne shkoder dhuna ne proteste rama ne shkoder tensione ne shkoder

Sondazh

Poll