Grushta në takimin elektoral, arrestohet zjarrfikësi në Devoll, dhunoi vartësin e kandidatit Fejzi Shaholli
20 Qershor 2019, 14:41Nga DOSJA
DEVOLL– Një 26-vjeçar është vënë në pranga. Ngjarja ka ndodhur në Devoll dhe I arrestuari akuzohet për dhunë dhe pengim të subjekteve zgjehdore.
Dosja.al mëson se gjatë një takimi electoral me kandidatin e pavaruar për Kryetar Bashkie në Devoll, 26-vjeçari me inicialet K.K ka goditur në trup dhe në fytyrë një 56-vjeçar me inicialet A.Ç.
I dhunuari mësohet se është një prej anëtarëve të stafit të kandidadit Fejzi Shaholli. Ky I fundit ka bërë denoncimin në polici dhe 26-vjeçari është vënë në pranga.
Ndërkohë ende nuk bëhen me dije motivet që çuan zjarrëfikësin drejt këtij dhunimi.
Njoftimi i policisë Devoll
Arrestohet një punonjës i Bashkisë Devoll, për veprën penale “Pengimi i subjekteve zgjedhore”.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Devoll, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:
K.K, 26 vjeç, banues në Bilisht (me detyrë punonjës i shërbimit zjarrfikës pranë Bashkisë Devoll).
Arrestimi i tij u bë pas kallëzimit të bërë nga shtetasi F.Sh, 33 vjeç, banues në fshatin Gracë, Devoll (kandidat i pavaruar për Kryetar Bashkie në Devoll), i cili ka deklaruar se më datë 19.06.2019, gjatë një takimi elektoral të zhvilluar në fshatin Miras nga ana e këtij subjekti të pavaruar, shtetasi K.K, ka goditur në trup e fytyrë një prej anëtarëve të stafit të tij elektoral, konkretisht shtetasin A.Ç, 56 vjeç, banues në Miras.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.
(f.m.dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
KAVAJË– Policia ka vënë në pranga 6 persona ndërkohë që 31 të tjerë janë proceduar penalisht një ditë pas tensioneve dhe përplasjeve që ndodhën në KZ...
GJIROKASTËR– Një tjetër kishë ka rënë pre e grabitësve. Këtë radhë bëhet fjalë për Kishën në fshatin Krinë në njësinë administrave Antigone në Gjirok...
MEMALIAJ– Dy kryepleqtë të fshatrave Krahës 1 dhe Krahës 2 në Memaliaj janë proceduar. Dojsa.al mëson se ky procedim penal ka nisur pasi në një zonë të py...
DURRËS- Anëtari i bandës së Lul Berishës, Julian Meçe ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spitalin e Durrësit.Pritet që dëshmia e tij të ndihmojnë ...
TIRANË- Pas sulmeve që janë shënuar ditën e djeshme në Kamëz, ku simpatizantë dhe mbështetës të PD janë përplasur me policinë, 3 persona janë arrestuarsot ...
DURRËS– Atentat me armë zjarri në autostradën Tiranë-Durrës, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur Julian Meçaj dhe Plarent Dervishajt.Plarent Dervis...
Tiranë- Në prangat e policisë së Kavajës ka rënë Elton Mema pasi ishte në kërkim ndërkombëtar për vrasje. Sipas policisë Mema është dënuar nga Gjykata e Firence...
Përmet- Paraditen e sotme simpatizantë të PD-së kanë shkuar pranë një qendre votimI Në Përmet. Në këtë qendër votimi ka pasur forcat të shumta policie të cilat ...
TIRANË– Detaje të reja janë zbuluar nga skema e grabitjes së 5.6 milionë eurove nga aeroporti i Rinasit.Agjenti i aeroporit, Hasan Kanaçi është kapu...