Aktualitet

Nisin tensionet, mbështetësit e PD bllokojnë rrugën Lezhë-Shkodër ku do kalojë Rama, Policia i largon me forcë (VD)

20 Qershor 2019, 14:56 Nga DOSJA
Nisin tensionet, mbështetësit e PD bllokojnë rrugën

Kryeministri Edi Rama ka programuar një takim në orën 19:00 në Vaun e Dejës, por duket se rruga do të jetë me pengesa.

Mbështetës të Partisë Demokratike janë nisur nga Shkodra dhe kanë bllokuar rrugën Lezhë-Shkodër, aty ku pritet të kalojë kryeministri Edi Rama.

Policia e Shtetit ka ndërhyrë dhe i ka larguar me forcë nga rruga.

Shkak për bllokimin e rrugës është bërë vendimi i kryetare së Bashkisë, Voltana Ademi për të mos e lejuar kryeministrin që të zhvillojë miting në Shkodër, me pretendimin se nuk ka asnjë shesh të lirë.

(F.g & a.s/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama rama ne shkoder edi rama rama ne shkoder

Sondazh

Poll