Aktualitet

Përplasjet në Kavajë/ Arrestohen 6 persona 31 të proceduar, mes tyre shoferi i bashkisë dhe punonjës të ujësjellësit

20 Qershor 2019, 14:17 Nga DOSJA
Përplasjet në Kavajë/ Arrestohen 6 persona 31 të proceduar,

KAVAJË– Policia ka vënë në pranga 6 persona ndërkohë që 31 të tjerë janë proceduar penalisht një ditë pas tensioneve dhe përplasjeve që ndodhën në KZAZ-në në Kavajë, në shkollën “3 Dëshmorët”.

Dosja.al mëson se në mes të të arrestuarve janë edhe punonjës të Bashkisë Kavajë, një prej tyre është shtetasi me inicialet E.B., që punonte si shofer. 

Dy të tjerë janë punonjës të Ujësjellës – Kanalizimeve me inicialet F. R. dhe D. B., të dy banues në Kavajë.

Të arrestuarit dhe të proceduarit akuzohen për kundërshtim të forcave policore dhe për dëmtim të materialeve zgjedhore të mbetur në tentativë.

Njoftim i policisë Kavajë

31 të proceduar, ndër ta 6 të arrestuar, për sulmin ndaj KZAZ nr. 42 dhe ndaj punonjësve të Policisë, me shërbim në këtë objekt.

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur  më datë 19.06.2019, para KZAZ nr. 42 në Kavajë, u arrestuan në flagrancë, për veprat penale “Kundërshtimi i Punonjësit të Policisë Rendit Publik”, ’’Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor mbetur në tentativë”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime të paligjshme” dhe ‘’Shkatërrimi i pronës”, shtetasit:

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë sepse:

Ne datën 19.06.2019 rreth orës 20:05, në lagjen nr. 3 në Kavajë, kanë marrë pjesë në një grumbullim të paligjshëm, me qëllim lirimin e ambienteve të shkollës “Tre dëshmorët”, ku ndodhet KZAZ nr. 42.

Këta shtetas kanë tentuar te futen forcërisht në ambientet e shkollës ku ndodhet duke qëlluar me sende të forta, lëndë piroteknike dhe bomba “molotov”, punonjësit e Policisë me shërbim, në ruajtje të KZAZ-së.

Nga veprimet e dhunshme të këtyre personave është dëmtuar rrethimi i jashtëm i territorit të shkollës, në anën jugore, janë dëmtuar edhe dy portat metalike të shkollës, si dhe ka pësuar lëndime nga goditja me sende të forta, edhe një punonjës Policie.

Nga veprimet hetimore të kryera, këqyrja dhe analiza e pamjeve filmike, raportet e shërbimit, janë administruar të dhëna, fakte dhe prova, që vërtetojnë se shtetasit e mësipërm kanë konsumuar veprën penale: “Kundërshtimi i Punonjësit të Policisë së Rendit Publik”, ’’Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor mbetur në tentative”, “Organizimi dhe Pjesëmarrja në grumbullim të paligjshëm” dhe ‘’Shkatërrimi i pronës”.

Gjithashtu në lidhje me këtë ngjarje, u shpallën në kërkim policor 25 shtetas, 12 prej të cilëve punonjës të Bashkisë Kavajë.

Vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje dhe dokumentimin e plotë të saj .

Materialet hetimore do t’i dërgohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për veprime të mëtejshme.

Arrestime të shumta janë bërë sot në të gjithë Shqipërinë. Kjo situatë vjen një ditë pas përplasjeve të krijuara një ditë më parë në  23 bashki të drejtuara nga opozita.

I ndaluar është edhe ish-deputeti Bardh Spahia, i cili u ndalua live në emisionin OPEN.

Bashkitë kërkojnë lirimin e ambienteve që KQZ i përdor si KZAZ me argumentin se po respekton dekretin e presidentit Ilir Meta. Nuk ka munguar dhuna dhe përplasjet, ndërkohë që situate politike sa shkon dhe tensionohet më shumë.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestimet ne kavaje kavaje perplasjet ne kavaje zbrazja e kzaz-ve arrestimet ne kavaje kavaje perplasjet ne kavaje zbrazja e kzaz-ve

Sondazh

Poll