Aktualitet

Grabitet Kisha në Gjirokastër, hajdutët marrin arkën e kursimeve

20 Qershor 2019, 14:14 Nga DOSJA
Grabitet Kisha në Gjirokastër, hajdutët marrin arkën e

GJIROKASTËR– Një tjetër kishë ka rënë pre e grabitësve. Këtë radhë bëhet fjalë për Kishën në fshatin Krinë në njësinë administrave Antigone në Gjirokastër.

Dosja.al mëson se persona të paidentifikuar janë futur në këtë kishë dhe kanë grabitur arkën e kursimeve.

Arka është gjetur më pas e hedhur në një përrua pranë Kishës, por ende nuk dihet nëse autorët kanë arritur t’i marrin paratë që ndodheshin brenda saj.

Ndërkohë policia ka nisur hetimet për ngjarjen.

Ky nuk është rasti i parë që grabitet një kishë. Vetëm para pak javësh u raportua për vjedhjen e arkës së kursimeve në Kishën e Burrelit dhe në atë të Durrësit.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet fshati krine gjirokaster grabitet kisha ne antigone fshati krine gjirokaster grabitet kisha ne antigone

Sondazh

Poll