Aktualitet

E shtrirë në tokë, gruaja humb ndjenjat në Shkodër (Foto+Video)

20 Qershor 2019, 17:04 Nga DOSJA
E shtrirë në tokë, gruaja humb ndjenjat në Shkodër

SHKODËR– Siç shihet edhe në fotot e mëposhtme një grua ka humbur ndjenjat për shkak të përplasjeve me policinë.

Forcat policore kanë larguar me gaz lotsjellës dhe me ujë me kripë mbështetësit e Partisë Demokratike dhe qytetarët që kanë nisur marshimin në pedonale.

Ata kanë tentuar të çajnë kordonin e policisë për të kaluar në vendin ku kryeministri Edi Rama pritet të mbajë mitingun.

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar mes tensioneve kandidatin për Bashkinë Shkodrën. Nga takimi në qendër të qytetit Rama tha se Shkodra është sfida e tij personale. Opozita për gati tre orë ka protestuar pak metra larg mitingut të PS, ku u përleshën me Policinë. Nga përplasjet kanë mbetur disa persona të plagosur. Voltana Ademi tha se Rama nuk është i mirëpritur në Shkodër, pasi ka përdhunuar qytetarët e këtij qyteti.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet perplasje me policine rama ne shkoder tensione ne shkoder perplasje me policine rama ne shkoder tensione ne shkoder

Sondazh

Poll