Politike

Integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE, Varhelyi: Investim gjeopolitik i favorshëm

6 Dhjetor 2021, 10:53 Nga DOSJA
Integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE, Varhelyi: Investim gjeopolitik

BRUKSEL– Komisioneri për zgjerim, Oliver Varhelyi ka përmendur rëndësinë e rajonit të Ballkanit Perëndimor në fjalën e tij, gjatë Konferencës për të Ardhmen e Europës. Siç edhe ka bërë vetë me dije në rrjetet e tij sociale, Varhelyi shkruan se rajoni është një pjesë integrale e Europës dhe BE-së. Ndërsa po ashtu, shtoi se zgjerimi i BE-së është një investim gjeopolitik.

Në diskutimin e “Konferencës për të Ardhmen e Evropës” sot në Budapest: Ballkani Perëndimor është pjesë integrale e Evropës dhe duhet të përfshihet në diskutimet tona për të ardhmen e Evropës. Është e ardhmja jonë e përbashkët. Dhe zgjerimi i BE-së është një investim gjeopolitik i favorshëm në paqe, stabilitet, prosperitet, botë demokratike,”-u shpreh komisioneri.

POSTIMI I PLOTË:

At #CoFoE discussion in Budapest today: #WesternBalkans are integral part of Europe & need to be involved in our discussions on the future of Europe. It’s our common future. And #EUenlargement is a win-win geopolitical investment in peace, stability, prosperity, democratic world. pic.twitter.com/cJN0s3zr3y

— Oliver Varhelyi (@OliverVarhelyi) December 6, 2021

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike olivér várhelyi olivér várhelyi

Sondazh

Poll