Aktualitet

FOTO: Po e çonin nga liqeni! Nga Shkodra në Mal të Zi, Policia kap 88 kg kanabis

6 Dhjetor 2021, 11:01 Nga DOSJA
FOTO: Po e çonin nga liqeni! Nga Shkodra në Mal të Zi, Policia

SHKODËR– Policia malazeze ka sekuestruar 88 kg kanabis që po transportohej përmes liqenit të Shkodrës nëpërmjet një mjeti lundrues. Barka e nisur nga fshati Podhum, kishte si destinacion Malin e Zi, ku edhe do të kontrabandohej lënda narkotike.

Drejtoria e Policisë së Malit të Zi, gjatë natës ka pikasur mjetin lundrues të pajisur me mjete vëzhgimi natën dhe një person që mbante pranë tre çanta. Brenda tyre kishin edhe pakot e kanabisit, të cilat pasi u peshuan, u vlerësuan se kishin 88 kilogram kanabis brenda, ndërkohë që deri më tani në pranga ka përfunduar vetëm personi që po drejtonte mjetin lundrues, identiteti i të cilit ende nuk është bërë me dije nga mediat.

Ndërkohë që Policia ka nisur me hetimin për të zbuluar se kush do të ishin pritësit e drogës në Mal të Zi, e nga kush ishin dërguar në Shqipëri.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet 88 kg kabanis ne mal te zi mal i zi 88 kg kabanis ne mal te zi mal i zi

Sondazh

Poll