Aktualitet

Moti i keq në Shqipëri/ Situata ende e qetë në portin e Durrësit, ankorohen tragetet

6 Dhjetor 2021, 10:28 Nga DOSJA
Moti i keq në Shqipëri/ Situata ende e qetë në portin e

DURRËS– Autoriteti Portual i Durrësit ka bërë me dije detaje lidhur me gjendjen, në një kohë kur vendi është përfshirë nga moti i keq. Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se kushtet e motit kanë ndikuar në vonesat e ankorimit të tragetëve, por megjithatë nuk raportohen probleme të tjera.

Porti sot, 06.12.2021

Për shkak të motit të paqendrueshëm, në Port sot ka prezencë të reshjeve të shiut, shoqëruar me erë të fortë nga kuadrati i jugut. Era gjatë 24 orëve të fundit ka arritur në 22m/s, ndërsa sasia e deritanishme e reshjeve ka arritur në 28.0 mm, shoqëruar me temperatura në minimunin e tyre 7.0 gradë celcius dhe maksimum prej rreth 14.0 gradë. Era do të vijojë të jetë prezente në pjesen e pare të ditës, me shpejtësi deri 15m/s. Në pjesën e dytë pritet rënie e intesitetit të saj.
Valëzimi në det arrin deri në 6-7.

Kushtet e motit kanë ndikuar në nisjen e trageteve drejt Barit me disa orë me vonesë, përkatësisht “Af Francesca” nisur në orën 02:35 dhe “Rigel VII” nisur drejt Barit në orën 02:50. Ndërsa nuk janë krijuar vonesa në mbërritjen e trageteve në Portine Durrësit, të dy tragetet e linjës Bari-Durrës janë akostuar në oraret e parashikuara. Procesi i përpunimit të mallrave vijon pa probleme.

LAJMI KRYESOR: Moti i keq! Përmbytje në Durrës, Lezhë e Elbasan. Pezullohet 6 ditë lundrimi në Vlorë

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet durres moti i keq ne shqiperi porti i durresit durres moti i keq ne shqiperi porti i durresit

Sondazh

Poll