Aktualitet

Kush është reperi nga Tepelena që’pushtoi’ klubet greke, u përfshi në sherrin masiv

6 Dhjetor 2021, 11:05 Nga DOSJA
Kush është reperi nga Tepelena që’pushtoi’ klubet

GREQI- Klaudio Dhespo nga Tepelena, i njohur me emrin e artit “Toquel”, është kthyer në një nga reperët më të preferuar të klubeve të natës në Greqi. Protothema shkruan se i riu shqiptar u bë i njohur me këngën “Biznes” që arriti 10 milionë klikime dhe doli në pah vetëm pas një sherri masiv në një lokal nate në Patra.

I lindur në Tepelenë të Shqipërisë, “Toquel” “doli” në sipërfaqe për sherrin dhe rrahjen që shpërtheu pak ditë më parë në një klub të njohur, gjatë pranisë së tij në skenë. Është dashur ndërhyrja e policisë për t’i dhënë fund sherrit të ashpër për shkak të të cilit kanë mbetur të plagosur disa prej spektatorëve”- thuhet në artikull.

Më tej Protothema shkruan për fëmijërinë e reperit shqiptar dhe si ai shkoi në Greqi për të filluar një jetë më të mirë me vëllezërit dhe nënën e tij.

Gjatë fëmijërisë së tij, në moshën 4-5 vjeç, ai ishte dëshmitar i rrahjes së nënës së tij nga i ati, i cili ishte marrë me lojëra fati duke shpenzuar paratë që fitonte nga puna që bënte, kryesisht hidraulike, elektrike dhe riparime shtëpish e ndërtesash në Kretë,”-shkruhet në artikull.

“Kam 25 vite në Greqi, që në moshën 9-muajshe kur erdha nga Tepelena e Shqipërisë në kurrizin e babait dhe nënës. Babai im punonte hidraulik, elektrik dhe me riparime dhe nëna ime ishte pastruese dhe kujdesej për një grua që ishte pranë shtëpisë tonë. Deri në një moment fëmijëria ime ishte e mirë. Kur shkova në shkollën fillore filluan problemet. Trazirat në shtëpi, babai ishte mizor dhe nëna ime u sëmur. Babai nuk pinte, por merrej me kumar. Ai luajti shumë. Ai abuzonte me nënën. Unë isha dëshmitar i dhunës”- tregonte ai pak kohë më parë për mediat greke.

Klaudjo filloi të merrej me muzikë në klasën e 6-të, ku frymëzimin e morri nga reperi Eminem. Nga viti 2008 ai filloi të shkruante dhe publikonte këngët e tij, por suksesi erdhi pas 11 vitesh, në vitin 2019. Deri atëherë Klaudio kishte realizuar 6 albume të cilat nuk patën një ndikim të madh në publik dhe fitimet ishin shumë të vogla, duke e bërë atë pjesë të aktiviteteve ilegale, si tregtia e vogël e drogës, hashashit dhe kokainës.

Hap pas hapi ai filloi karrierën në Athinë dhe këngët e tij fshehin mesazhin e jetës së tij, duke këshilluar se asgjë nuk është e pamundur.

(f.i/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet klaudio dhespo reperi shqiptar shqiptari ne greqi klaudio dhespo reperi shqiptar shqiptari ne greqi

Sondazh

Poll