Aktualitet

Moti i keq në Shkodër, Prefektja Angoni: Deri tani nuk rrezikohet nga përmbytjet

6 Dhjetor 2021, 10:57 Nga DOSJA
Moti i keq në Shkodër, Prefektja Angoni: Deri tani nuk rrezikohet nga

SHKODËR – Prefektja e Qarkut Shkodër, Majlinda Angoni ka folur rreth situatës se reshjeve të shiut dhe borës në këtë qark. Ajo bën me dije se, për momentin nuk ka problematika të theksuara dhe se Shkodra të paktën deri tani nuk rrezikohet nga përmbytjet.

Aktualisht, disa zona janë pa energji elektrike për shkak të erës dhe reshjeve, ndërsa aksi problematik mbetet rruga e Qafë-Thorës që lidh Shkodrën me Thethin, ku nuk këshillohet kalimi i mjeteve. Po ashtu nuk këshillohet kalimi edhe në anën tjetër nga Mali i Shoshit që sërish është një aks që lidh Shkodrën me zonat e Dukagjinit. Ndër të tjera, në aksin drejt Vermoshit nuk këshillohet lëvizja për shkak të borës.

Kujtojmë se ditën e djeshme ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi tha se Oboti rrezikohet nga përmbytjet.

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet majlinda angoni moti i keq ne shqiperi permbytjet ne shkoder prefektja e qarkut shkoder majlinda angoni moti i keq ne shqiperi permbytjet ne shkoder prefektja e qarkut shkoder

Sondazh

Poll