Aktualitet

VD-Aksioni i ARRSH për daljet e paligjshme në autostrada, bizneset protestojnë

6 Dhjetor 2021, 10:48 Nga DOSJA
VD-Aksioni i ARRSH për daljet e paligjshme në autostrada, bizneset

TIRANË Autoriteti Rrugor Shqiptar, ka nisur ditën e sotme aksionin për bllokimin e të gjitha hyrje daljeve në zonën e Maminasit në Durrës. Për këtë aksion, janë ngritur në protestë pronarë të shumë bizneseve që preken nga ky bllokim. Hapja e kanaleve anësore dhe vendosja e mbrojtëseve metalike nga policia për të mos lejuar që të kalohet në autostradë ka krijuar tensione me pronarët e bizneseve.

Pronarët e bizneseve kanë parashtruar dy kërkesa, së pari krijimi i një rruge dytësore nga Vora në urën e Dajlanit dhe përcaktimi i parametrave sipas standardeve rrugore. Policia ka operuar dhe me vënien e gjobave në makinat e pronarëve të bizneseve.

Sipas tyre janë njoftuar më herët nga ARRSH për nisjen e aksionit, por shtojnë se e kanë të pamundur gjetjen e një zgjidhje alternative në mënyrë që të zhvillojnë normalisht aktivitetin dhe se aplikimi dhe pajisja me leje është një procedurë që zgjat shumë.

Në këtë aks rrugor janë rreth 200 biznese që operojnë dhe nga bllokimi i hyrje daljeve kanë ngelur pa punë.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll