Aktualitet

VD-Pezullohet lundrimi detar në Vlorë, Bashkia: Shmangni lëvizjet e panevojshme!

6 Dhjetor 2021, 08:21 Nga DOSJA
VD-Pezullohet lundrimi detar në Vlorë, Bashkia: Shmangni lëvizjet

VLORË – Në Vlorë janë rikthyer sërish problemet si pasojë e motit të rënduar me reshje të dendura shiu që kanë përfshirë qytetin në 24 orët e fundit, e për pasojë është pezulluar lundrimi detar për mjetet e vogla lundruese dhe peshkarexhat.


Ndërkohë, gjatë mbrëmjes së djeshme ka pasur edhe erëra të forta e për pasojë problematike është situata edhe në furnizimin me energji elektrike në qytezën e Orikumit dhe fshatrat e lumit të Vlorës.

Ndërkohë edhe Bashkia e Vlorës ka njoftuar qytetarët të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe të kujdesen për parkimet e automjeteve duke shmangur rrugët që zakonisht përmbyten.

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet moti i keq ne shqiperi vlore moti i keq ne shqiperi vlore

Sondazh

Poll