Aktualitet

Futi celularë me dron në burgun e Bolonjës, në gjyq vëllai i të burgosurit shqiptar

6 Dhjetor 2021, 10:48 Nga DOSJA
Futi celularë me dron në burgun e Bolonjës, në gjyq

ITALI– Prokuroria Publike e Bolonjës mbylli hetimet për një 30-vjeçar shqiptar, i cili në fillim të muajit tetor tentoi që t’i fuste brenda vëllait në burg një telefon celular. Sipas mediave italiane, hetuesit, pasi u njoftuan nga policia kufitare për hyrjen në Itali të 30-vjeçarit shqiptar me precedentë, zbuluan se ai kishte rezervuar një dhomë në një hotel dhe vëzhgonte nga larg burgun ku edhe ndodhej i vëllai.

Synimi i tij kishte qenë të kalonte me dron mbi rrethimin me mure dhe hekura, dronin dhe t’ia dërgonte dy celularët smartphonë të paketuar mirë, të vëllait. Pasi u kap në flagancë dhe u kontrollua, 30-vjeçarit iu gjet me vete bateri për të fuqizuar dronin, dy telefona inteligjentë dhe tre celularë të kompletuar me karta SIM dhe internet. Duhet thënë se para disa vitesh, vëllai i tij, në burgun e Veronës ishte futur në të njëjtat telashe pasi postoi në rrjetet sociale, një foto nga burgu.

Marrë nga poliziapenitenziaria.it

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet shqiptari ne itali shqiptari arrestohet shqiptari ne itali shqiptari

Sondazh

Poll