Aktualitet

Shqiptari vret gruan në Greqi! Fëmijët flinin ngjitur, dëshmia: Do më linte

6 Dhjetor 2021, 07:25 Nga DOSJA
Shqiptari vret gruan në Greqi! Fëmijët flinin ngjitur,

GREQI– Shqiptari mbyti me duart e tij bashkëshorten në Greqi. Krimi i rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme në Vlachiotis të Lakonisë, në Greqi. Çifti, prindër të dy fëmijëve, dy djemve të mitur u përfshinë në një konflikt që më pas përfundoi në tragjedi.

Shqiptari ka deklaruar se ka vrarë bashkëshoren, Elonën për shkak të xhelozisë dhe debatit që nisi mbrëmjen e djeshme. Ai ia ka vendosur duart në fyt duke e lënë të pajetë. Pas krimit, shqiptai ka njoftuar autoritetet se mbyti gruan e tij. Në momentin që policia mbërriti në shtëpi konstatoi se gruaja ishte pa ndjenja. 36-vjeçarja u transportua menjëherë në autoambulancë në spitalin e zonës aty ku edhe u konstatua vdekja.

40-vjeçari shqiptar i quajtur Festim nuk kishte precedentë të mëparshëm penalë, ndërsa gruaja e tij nuk kishte bërë asnjë denoncim për dhunë në familje më parë. Dëshmitarët thanë se çifti i cili jetonte në këtë fshat prej tre vitesh dhe ishin të distancuar nga shoqëria.

Vrasja e sotme e shqiptares regjistrohet si e 15-ta e femrave në Greqi për vitin 2021.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

EMRAT/ Vrau bashkëshorten në Greqi, identifikohet çifti shqiptar

FOTO/ E mbyti me duar, ky është shqiptari që vrau bashkëshoren në Greqi

Vrau gruan e tij, shqiptari: Më foli për nënën time, u turbullova, e kapa nga fyti

Detaje shokuese! Shqiptari mbyti gruan në dhomën e gjumit, fëmijët flinin pranë tyre

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet greqi shqiptari vret gruan ne greqi greqi shqiptari vret gruan ne greqi

Sondazh

Poll