Aktualitet

“Fati i lojërave”/ Arrestohet 39-vjeçari në Tiranë

6 Dhjetor 2021, 10:15 Nga DOSJA
“Fati i lojërave”/ Arrestohet 39-vjeçari në

TIRANË– Një 39-vjeçar ka përfunduar në prangat e Policisë së Shtetit pasi akuzohet se në ambientet e lokalit të tij, ka lejuar veprimtarinë e lotarive sportive, që janë të ndaluara në vendin tonë. 39-vjeçari, i identifikuar si Herlind Kroj, akuzohet për dy vepra penale, ndërkohë që iu sekuestrua dhe një shumë parash që dyshohet se është përfituar nga ky aktivitet i paligjshëm.

NJOFTIMI I PLOTË:

Tiranë

Vijon operacioni policor i koduar “Fati i lojërave”. Operacioni nga Komisariati i Policisë Nr. 4, për goditjen e aktivitetit të kundërligjshëm në fushën e lojërave të fatit. Arrestohet në flagrancë 1 shtetas që ushtronte këtë veprimtari. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë së kundërligjshme në fushën e lojërave të fatit, kanë evidentuar një rast të ushtrimit të kësaj veprimtarie, nëpërmjet lotarive sportive.

Në përfundim të veprimeve hetimore u arrestua në flagrancë shtetasi H. K., 39 vjeç, pasi u konstatua duke ushtruar aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit, nëpërmjet lotarive sportive, në ambientet e lokalit në pronësi të tij, në rrugën “Ferit Xhajko”, të cilin e kishte vënë në dispozicion për ushtrimin e kësaj veprimtarie të paligjshme. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një aparaturë dekoder dhe një aparat celular që dyshohet se përdoreshin për ushtrimin e aktivitetit të lojërave të fatit, si dhe një shumë parash që dyshohet se është përfituar nga ky aktivitet i paligjshëm.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet fati i lojerave herlind kroj policia e shtetit tirane fati i lojerave herlind kroj policia e shtetit tirane

Sondazh

Poll