Sport

Postimi i Peng Shuai, që më pas u hoq: “Seks me zv.kryeministrin, si 7 vite më parë”

6 Dhjetor 2021, 10:44 Nga DOSJA
Postimi i Peng Shuai, që më pas u hoq: “Seks me

KINE – Rasti Peng Shuai krijoi një tërmet të vërtetë në botën e tenisit. Kinezja, në 2 nëntorin e kaluar, denoncoi sulmet seksuale të Zhang Gaoli, zv.kryeministri i qeverisë kineze, përmes një postimi të publikuar në mediat sociale, që më pas u hoq menjëherë. Një gjest i guximshëm, që megjithatë i kushtoi asaj zhdukjen nga skena publike.

Pas orëve të para dhe stuhisë që pasoi, fillimisht u publikua një email nga tenistja, në të cilin ajo thoshte se ishte mirë, më pas u postua një foto e saj, duke buzëqeshur me macen. Më në fund, ajo u rishfaq me një buzëqeshje paksa të shtrënguar, teksa shpërblen disa fëmijë në një turne, pa larguar dyshimet për gjendjen e saj.

Ja historia tronditëse e postimit të Peng Shuai në rrjetet sociale, i cili më pas u hoq:

“Nuk është e lehtë të flasësh, por dua që kjo të dalë. Deri në çfarë mase ndihem hipokrite? E pranoj që nuk jam një vajzë e mirë, në fakt, jam një vajzë e keqe, e keqe. Rreth tre vjet më parë ju, zv.kryeministër Zhang Gaoli, dolët në pension dhe i kërkove Dr. Liu, nga qendra e tenisit në Tianjin, të më kontaktonte për të organizuar një ndeshje tenisi me mua, në hotelin ‘Kangming’ në Pekin.

Pasi luajtët tenis në mëngjes, ju dhe gruaja juaj Kang Jie, më morët në shtëpinë tuaj. Më pas më çove në një dhomë dhe, ashtu si në Tianjin më shumë se dhjetë vjet më parë, më the se doje të kishe marrëdhënie seksuale me mua. Kisha shumë frikë atë pasdite, nuk e prisja të ndodhte kështu, me një roje jashtë derës, sepse ishte e pamundur të besoja që gruaja jote do të pranonte një gjë të tillë. Ne kishim bërë seks një herë, shtatë vjet më parë, dhe më pas ju shkuat në Pekin, për t’u bashkuar me Komitetin e Përhershëm të Partisë Komuniste. Për një kohë të gjatë e kisha varrosur historinë tonë në zemrën time, pasi ju nuk kishit ndërmend të merrnit asnjë përgjegjësi.

Po atëhere, pse erdhe të më kërkosh përsëri, të më çosh në shtëpinë tënde dhe të më detyrosh të bëj seks me ty? Nuk kam asnjë provë dhe ishte e pamundur të mbash asnjë gjurmë të asaj që ndodhi. Atë pasdite, në fillim të thashë jo dhe shpërtheva në lot. Kam darkuar me ty dhe gruan tënde, Kang Jie. Vazhduat të flisnit dhe të thoshit kaq shumë gjëra, për të më larguar mendimet nga mendja. Pas darkës më the, se nuk më kishe harruar kurrë në ato shtatë vjet dhe se duhej të isha e mirë me ty, e kështu me radhë…

Më kishte zënë paniku, por u dorëzova. Po, kemi bërë seks. Që nga ajo ditë ndjeva që dashuria të lulëzonte sërish për ty (…). Edhe duke rrezikuar jetën, dua të them të vërtetën për ty. Mbrëmjen e 30 tetorit 2021, kemi pasur një sherr. Ju thatë se do të shkonim në shtëpinë tuaj, pasditen e 2 nëntorit për të sqaruar gjithçka. Sot në mesditë më telefonove për të më thënë që je shumë i zënë dhe se do të dëgjojmë më vonë. Dhe ju u ‘zhdukët’ përsëri, siç u bëtë shtatë vjet më parë. Ju thashë se nuk kishte asnjë angazhim mes nesh. Gjithmonë kishe frikë se mos merrja me vete një magnetofon për të mbledhur prova. Nuk kam asgjë për të vërtetuar se çfarë ka ndodhur, as audio dhe as video, vetëm përvoja e vërtetë e jetës sime është kthyer përmbys.

Por edhe nëse rrezikoj të shpërbëhem, si një vezë e hedhur në shkëmb, unë jam gati të them të vërtetën për ty. Do të mohoni, ose do të kaloni në një kundërsulm. Unë jam një vajzë e keqe, që nuk e meriton të bëhet nënë. Ju jeni baba i një djali dhe një vajze. Pas gjithçkaje që ke bërë në këtë jetë, a do të mund t’i shikosh në fytyrë me një ndërgjegje të pastër?” Ky ishte postimi i tenistes Peng Shuai, botuar sot nga “Corriere dello Sport”.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport ‘rasti’ peng shuai 100 vjetori i partise komuniste kineze denoncoi sulmet seksuale të zhang gaoli partisë komuniste pas orëve të para dhe stuhisë që pasoi se ishte mirë u publikua një email nga tenistja ‘rasti’ peng shuai 100 vjetori i partise komuniste kineze denoncoi sulmet seksuale të zhang gaoli partisë komuniste pas orëve të para dhe stuhisë që pasoi se ishte mirë u publikua një email nga tenistja

Sondazh

Poll