Aktualitet

Hyri i armatosur në lokalin në Lezhë, Ramazan Rraja shpallet në kërkim

6 Dhjetor 2021, 08:39 Nga DOSJA
Hyri i armatosur në lokalin në Lezhë, Ramazan Rraja shpallet

LEZHË-Ramazan Rraja dhe dy miqtë e tij janë tre të rinjtë të cilët u futën në lokalin në Lezhë, të armatosur pasi kishin konflikt me pronarin. Rraja dhe 2 shokët e tij mësohet se janë larguar jashtë Shqipërisë pas bërjes publike të ngjarjes në fjalë.

Në kërkim janë shpallur Roan Brahimi dhe Alesio Dobrozi banues në Pllanë, Lezhë, me precedentë të mëparshëm kriminal në fushën e krimeve ndaj personit, armëmbajtjes pa leje dhe narkotikëve, të cilët menjëherë pas ngjarjes janë larguar jashtë vendit.

Rraja, Brahimi dhe Dobruzi, kanë kontrolluar të gjithë klientët pasi kishin shkuar për të kërkuar kushëririn e pronarit të lokalit i cili kishte pasur një konflikt me mikun e tre të armatosurve.

NJOFTIMI I POLICISË:

 Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur më datë 13.11.2021, në një lokal në fshatin Zejmen, Lezhë, ku hynë 3 persona të maskuar dhe të armatosur. Identifikohen dhe shpallen në kërkim 3 autorët e dyshuar të ngjarjes. Strukturat hetimore të DVP Lezhë dhe të Komisariatit të Policisë Lezhë, nën drejtimin e Prokurorisë, në vijim të punës intensive për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur më datë 13.11.2021, në një lokal në Zejmen, Lezhë, në ambientet e të cilit kishin hyrë disa persona të armatosur, bazuar në provat e grumbulluara, bënë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorëve të dyshuar të ngjarjes, shtetasit: R. Rr., 28 vjeç, A. D., 31 vjeç, banues në Fushë Krujë dhe R. B., 29 vjeç, banues në Pllanë, Lezhë, me precedentë të mëparshëm kriminal në fushën e krimeve ndaj personit, armëmbajtjes pa leje dhe narkotikëve, të cilët menjëherë pas ngjarjes janë larguar jashtë vendit. Nga tërësia e veprimeve hetimore ka rezultuar se për shkak të një konflikti të ndodhur më parë ndërmjet kushëririt të pronarit të lokalit dhe një shtetasi që është mik i shtetasve R. Rr., A. D. dhe R. B., këta tre të fundit, më datë 13.11.2021, kanë shkuar të armatosur, në lokalin në pronësi të shtetasit A. K., dhe kanë kërkuar kushëririn e tij, shtetasin L. M.(K), (i cili më herët ishte konfliktuar me shtetasin Gj. J., mik i tre autorëve të dyshuar). Shtetasi L. M.(K), në momentet e ngjarjes nuk ka qenë në ambientet e lokalit. Po në vijim të veprimeve, menjëherë pas publikimit të videos në media dhe rrjetet sociale, nga shërbimet e Policisë është bërë i mundur identifikimi i të gjithë shtetasve që ndodheshin në lokal, të cilët në vijim të veprimeve hetimore janë proceduar penalisht për veprën penale “Moskallëzim krimi”. Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vrasja” e mbetur në tentativë, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Kanosja”, e mbetur në tentativë, të kryera në bashkëpunim.

LAJMI KRYESOR:‘Terrori’ në lokalin në Lezhë! Shpallen në kërkim 3 autorët, mes tyre Ramazan Rraja

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet lezhe persona me arme ne lokal ramazan rraja terrori ne lokalin ne lezhe lezhe persona me arme ne lokal ramazan rraja terrori ne lokalin ne lezhe

Sondazh

Poll