Aktualitet

Elbasan/41-vjeçari rrëzohet tek shkallët e lokalit, përplas kokën, arrestohet autori

5 Dhjetor 2021, 18:25 Nga DOSJA
Elbasan/41-vjeçari rrëzohet tek shkallët e lokalit,

ELBASAN– Një lokal në lagjen “Vullnetari në Elbasan është shndërruar në një skenë krimi! Pasditen e sotme, një sherr mes dy personave ka përfunduar në dhunë fizike, ku si pasojë një 41-vjeçar Ardian Qosja ka përfunduar në spital. Gjatë një konflikti me 24-vjeçarin Bernardo Kasriu, Qosja është rrëzuar në shkallët e lokalit e për pasojë ka dëmtuar kokën, ndaj është transportuar për në spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmë mjekësore më të specializuar. Megjithatë nuk dihen detaje lidhur me gjendjen e tij shëndetësore. Ndërkohë që i plagosuri po merr mjekimin e nevojshëm në Tiranë, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje duke arrestuar në flagrancë 24-vjeçarin. Ky i fundit, do të përballet me drejtësinë pasi akuzohet për “plagosje e rëndë me dashje”, megjithatë nuk dihen ende shkaqet e sherrit. 

SHIKO EDHE KËTË:

Sherri në Elbasan! 41-vjeçari tek Trauma se përplasi kokën, Policia arreston të riun

(k.m/dosja.al)  

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet ardian qosja bernardo kasriu elbasan sherr ne elbasan ardian qosja bernardo kasriu elbasan sherr ne elbasan

Sondazh

Poll