Aktualitet

Ndarja nga jeta e Bob Dole, Yuri Kim: Do mbahet mend në Amerikë dhe Shqipëri

5 Dhjetor 2021, 21:32 Nga DOSJA
Ndarja nga jeta e Bob Dole, Yuri Kim: Do mbahet mend në Amerikë dhe

TIRANË- Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim ka reaguar pas humbjes nga jeta të  të ish-senatorit amerikan dhe ish-kandidatit për President të Amerikës, Bob Dole. Dole u nda nga jeta në moshën 98-vjeçare.

Kim me anë të një potimi në Twitter shprehet se Dole do të mbahet mend jo vetëm në Amerikë, por në mbarë botën, përfshirë edhe Shqipërinë. Ambasadorja e përshkruan atë si një luftëtar të egër i cili lufoti për kauzën e lirisë.

“Bob Dole ishte një patriot i vërtetë amerikan. Duke kapërcyer plagët e rënda të marra gjatë Luftës së Dytë Botërore, ai u bë një luftëtar i egër për kauzën e lirisë. Jeta e tij në shërbimin publik do të mbahet mend jo vetëm në Amerikë, por në mbarë botën, përfshirë Shqipërinë. U preftë në paqe,“-shkruan Kim.

Bob Dole was a true American patriot. Overcoming grievous injuries sustained during WWII, he became a fierce warrior for the cause of freedom. His lifetime of public service will be remembered not only in America but around the world, including Albania. May he rest in peace. pic.twitter.com/kY9uIlrjmW

— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) December 5, 2021

Shiko edhe këtë:

Mik i Kosovës/ Ndahet nga jeta ish-kandidati për President në SHBA, Bob Dole

(f.i/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet ambasadorja yuri kim vdes bob dole ambasadorja yuri kim vdes bob dole

Sondazh

Poll