Sport

Strakosha rikthehet në formacion, Lazio bind ndaj Sampdorias

5 Dhjetor 2021, 19:15 Nga DOSJA
Strakosha rikthehet në formacion, Lazio bind ndaj Sampdorias

ITALI-Gjithçka e lehtë për Lazion. Ekipi bardhekaltër fiton ndaj Sampdorias me shifrat 3-1 për javën e 16-të të Serie A. Skuadra e Sarrit bëri një ndeshje të mirë dhe në fushë nga fillimi ishin edhe Elseid Hysaj dhe Thomas Strakosha. Ky i fundit ishte në lartësinë e duhur, pavarësisht golit të pësuar.

Lazio e nisi mirë ndeshjen, duke shënuar me Milinkovic-Savic golin e parë në minutën e 7′, ndërsa më pas e mori skenën Imobbile, që i çoi shifrat në 3-0 me dy golat e shënuar në minutat 17′ dhe 37′.

Mesfushori serb në pjesën e dytë u ndëshkua me karton të kuq, për shkak të protestave. Në fund Sampdoria realizoi golin e nderit me Gabbiadinin dhe takimi përfundoi 1-3 në favor të Lazios. Me këtë sukses Lazio shkon në vendin e 7-të në kuotën e 25 pikëve.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport lazio sampdoria lazio sampdoria

Sondazh

Poll