Sport

Haaland dhe Bellingham: Çfarë pret nga një arbitër që ka trukuar ndeshje?

5 Dhjetor 2021, 18:52 Nga DOSJA
Haaland dhe Bellingham: Çfarë pret nga një arbitër që

GJERMANI- Borussia Dortmund pësoi një humbje ditën e djeshme përballë Bayern Munich. Një disfatë që ka nervozuar verdhezinjtë, sidomos dy lojtarët Bellingham dhe Haaland, të cilët në fund të ndeshjes kritikuan vendimet e arbitrit Felix Zwayer. Gjithçka lidhet me penalltinë e dhënë për Bayern Munich ku takimi ishte në 2-2. Robert Lewandowski nuk gaboi nga 11 metra dhe i dha 3 pikë Bayern Munich.

Lojtari anglez, në Viaplay Fotball, foli për përfshirjen e arbitrit në një skandal trukimit të një ndeshjeje që doli në vitin 2005. Zëayer, në fakt, ishte pezulluar për gjashtë muaj për përfshirjen e tij në këtë aferë. “Epo, për mua nuk ishte penallti. Nëse ndeshjen më të rëndësishme në Gjermani ia jep një arbitri që ka fiksuar ndeshjet në të kaluarën, çfarë prisnit?”.

 

BELLINGHAM: – You give a referee that has match fixed before, the biggest game in Germany, what do you expect?

(@JanAageFjortoft) pic.twitter.com/H5yU9hz6PT

— Viaplay Fotball (@ViaplayFotball) December 4, 2021

Edhe Erling Haaland, pas ndeshjes nuk mundi të përmbahej dhe kritikoi arbitrin. Për sulmuesin, në fakt mungon një penallti për skuadrën e tij. “Mendoj se arbitrimi ishte një skandal. Penalltia ishte e qartë. Unë e pyeta ‘Pse nuk shkove ta shikosh?’ Dhe ai tha ‘Nuk ka nevojë’ si një arrogant. Më duhet të qetësohem pak tani, por po, ai u tregua arrogant, nuk do të them më shumë”.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport bayern munich borussia dortmund bayern munich borussia dortmund

Sondazh

Poll