Sport

Babai i Verstappen ndez rivalitetin e të birit me Hamilton: Rrespekt vetëm si pilot!

5 Dhjetor 2021, 17:34 Nga DOSJA
Babai i Verstappen ndez rivalitetin e të birit me Hamilton: Rrespekt

ARABI SAUDITE-Pak orë para Çmimit të Madh të Arabisë Saudite, Jos Verstappen, babai i pilotit të Red Bull nuk i kursen fjalët nën drejtimin e Lewis Hamilton, i cili këtë sezon është rivali i djalit të tij Max.

“Nuk fola kurrë me të, ashtu siç ai nuk foli kurrë me mua. Për të unë jam askushi. E respektoj vetëm si pilot, kaq. Max dhe Lewis flasin vetëm në podium. Kur shoh djalin tim duke ndërvepruar me pilotë të tjerë, mendoj se ata shkojnë mirë, por jo me Hamilton. Lewis jeton në botën e tij.

Max është ai që është: disa njerëz e pëlqejnë atë dhe të tjerë jo. Por ai gjithmonë thotë atë që mendon, pa ndjekur politika të caktuara në vende të caktuara, siç bën Lewis. Djali im thjesht bën punën e tij dhe rolin e tij si sportist, kaq”, tha ai.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport formula 1 lewis hamilton max verstappen formula 1 lewis hamilton max verstappen

Sondazh

Poll