Aktualitet

‘Jemi kopshtarë’/Arrestohen shqiptarët në Angli, ishin duke rritur 220 bimë kanabisi

5 Dhjetor 2021, 17:04 Nga DOSJA
‘Jemi kopshtarë’/Arrestohen shqiptarët në Angli,

BRITANI E MADHE- Dy shqiptarë kanë përfunduar në prangat e Policisë britanike pasi u kapën brenda një shtëpie kanabisi në Coventry. Shqiptarët, e identifikuar si Algert Veshti dhe Agli Limi janë kapur nga policia pasi janë pikasur duke u larguar me nxitim nga shtëpia e barit, ku edhe kujdeseshin për rreth 220 bimë narkotike.

Të dy dolën para Gjykatës, e cila dënoi Veshtin, 28 vjeç, me 18 muaj burg, ndërsa Limi, vetëm 20 vjeç, do të qëndrojë pas hekurave për 16 muaj.  u burgos për 18 muaj dhe Limi, 20, për 16 muaj. Prokurori Russell Pyne tha se dy shqiptarët u pikasën nga efektivët duke hipur në një makinë Seat më 17 tetor. Nën vështrimin vigjilent të policisë, Veshti më pas u largua në mënyrë ‘të nxituar’ gjë që bëri që oficerët të dyshonin dhe t’i ndiqnin nga pas.

Fillimisht ata u ndaluan si emigrantë të paligjshëm, ndërsa në makinë kishin ‘artikuj me interes’, si materiale ndriçimi apo dhe një qese e madhe plehrash. Limi kishte me vete 1,000 £, ndërsa Veshti kishte 2,000 £. Pas arrestimit, efektivët shkuan në shtëpinë e tyre, ku gjetën 59 bimë kanabis të rritura plotësisht, 85 bimë të vogla dhe 80 fidanë.

Kur u intervistuan, të dy të pandehurit mohuan përfshirjen në operacionin e kanabisit, duke pretenduar se kishin qenë në adresë vetëm për t’u shoqëruar me njerëz të tjerë që i kishin ftuar. Ndërsa veten e përshkruan vetëm si kopshtarë. Megjithatë ky version nuk u besua nga Gjykata.

Marrë nga coventrytelegraph.net

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet agli limi algert veshti arrestohen shqiptaret ne angli agli limi algert veshti arrestohen shqiptaret ne angli

Sondazh

Poll