Aktualitet

U dolën emrat si firmëtarë të 11 Dhjetorit, demokratët e Rrogozhinës: Falsifikim!

5 Dhjetor 2021, 16:02 Nga DOSJA
U dolën emrat si firmëtarë të 11 Dhjetorit, demokratët

RROGOZHINË – Vetëm dy ditë pas leximit të emrave si firmëtarë për Kuvendin e 11 Dhjetorit, ka ardhur reagimi i disa demokratëve të degës së Rrogozhinës, të cilët kanë akuzuar se ky është një falsifikim i ulët, ndërsa shtojnë se ata kanë firmosur për Bashën.

Ata janë mbledhur në selinë lokale të PD për të diskutuar rreth asaj që ata e cilësojnë falsifikim të firmave të tyre dhe i kërkojnë Selisë qendrore të PD marrjen e masave. Një prej përfaqësuesve të PD së Rrogozhinës thotë se ata e kanë kryetarin e tyre të zgjedhur tre muaj më parë. Çdo përpjekje për përçarje i shërben vetëm Edi Ramës.

Kryetari i degës, Ferdinand Saraçi, thotë se emrat janë lexuar mbarë dhe jo se kanë firmosur. Ka dhe shumë të tjerë që u është përmendur emri dhe ata nuk janë firmëtarët. Kryetari i degës se Rrogozhinës thotë se i janë drejtuar selisë qendrore të partisë me një letër ju i kanë sqaruar problematikën dhe presin udhëzime se si do të veprohet me falsifikatorët e firmave të tyre.

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike emrat e delegateve kuvendi i 11 dhjetorit pd rrogozhine emrat e delegateve kuvendi i 11 dhjetorit pd rrogozhine

Sondazh

Poll

Aktualitet 5 Dhjetor 2021, 11:45

Kapet shqiptari me dy çanta me drogë në Korfuz

GREQI– Një shqiptar ëhstë vënë në pranga nga policia në Korfuz pasi është kapur me dy çanta me drogë.Mësohet se operacioni i policisë greke është n...