Aktualitet

Korçë, shoferi përplas këmbësoren duke kaluar rrugën dhe largohet nga vendngjarja

5 Dhjetor 2021, 16:29 Nga DOSJA
Korçë, shoferi përplas këmbësoren duke kaluar

KORÇË – Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në qytetin e Korçës, në afërsi të ish-fabrikës së leshpunueses, ku një mjet ka përplasur një këmbësore e për pasojë kjo e fundit ka mbetur e plagosur dhe është transportuar në spital. Këmbësorja mësohet se ka tentuar të kalojë rrugën, kur mjeti e ka përplasur, ndërsa autori është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërkohë po punohet për kapjen e tij.

Njoftimi i policisë:

“Më datë 05.12.2021, rreth orës 16:45, në lagjen nr. 18, Korçë, një automjet ka përplasur shtetasen D. M., 58 vjeçe, banuese në Korçë (këmbësore në rrugë) dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit. Shtetasja D. M., aktualisht ndodhet në Spitalin e Korçës, jashtë rezikut për jetën” njofton policia.

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne korce shoferi largohet nga vendngjarja aksident ne korce shoferi largohet nga vendngjarja

Sondazh

Poll