Aktualitet

Dialogu Kosovë-Serbi/ Kurti: Është diskutuar mundësia e një takimi me Vuçiç

5 Dhjetor 2021, 17:07 Nga DOSJA
Dialogu Kosovë-Serbi/ Kurti: Është diskutuar mundësia e

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti është shprehur se në javën e dytë të dhjetorit mund të ketë një takim në Bruksel me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Kurti ka thënë se nuk ka informacion se ka kushtëzime nga dikush dhe vlerësimi se a duhet të mbahet një takim i tillë, i përket ndërmjetësuesit të dialogut, shkruan rtk.

Është diskutuar mundësia e një takimi të mundshëm në javën e dytë të dhjetorit në Bruksel me presidentin e Serbisë, nuk kam asnjë informacion se ka kushtëzime nga ndokush veç se vlerësimi se a duhet të mbahet një takim i tillë ose jo, i përket ndërmjetësuesit, Josep Borrell dhe emisarit të tij Lajçak. Janë ata të cilët e vlerësojnë nëse do të na i dërgojnë ftesat ose jo”,- tha Kurti.

Kurti është takuar dy herë me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian ku takimi i tyre i fundit u zhvillua më 19 korrik, por palët nuk arritën ndonjë rezultat konkret.

(f.i/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore rajoni albin kurti aleksandë vuçiç dialogu kosove-serbi albin kurti aleksandë vuçiç dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll